Pak emocione në “Elbasan Arena", Kukësi dhe Vllaznia ndahen në paqe

7 March 2022, 18:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pak emocione në “Elbasan Arena", Kukësi dhe Vllaznia ndahen

Nuk ka fitues në përballjen mes dy skuadrave që kërkojnë kupat e Europës përmes Superiores. Në “Elbasan Arena”, Kukësi dhe Vllaznia bënë maksimumin për të fituar, por nuk ia dolën.

Pjesa e parë shërbeu për të studiuar njëra-tjetrën ku mbizotërori ekuilibri, ndërsa fraksioni i dytë ishte i fortë.

Kukësi rinis të sulmojë dhe Gligorov dhe Taipin i afrohet shumë golit ndërsa Vllaznia përgjigjet me Aralicën në 73’ me një veprim shumë të bukur por Tafas ishte i shkëlqyer duke larguar topin.

Në 76’ Ndreca provon nga larg por shumë pranë shtyllës kalon topi ndërsa në 79’ një shans i artë për verilindorët me Feijao që gjuan me kokë por Zogoviç e largon në dy kohë.

Edhe në minutat shtesë, Kukësi rrezikon shumë dhe sërish Zogoviç bëhet shpëtimtari i ndeshjes që mbyllet me një barazim pa gola që lë të pandryshuar renditjen për të dyja skuadrat.


Video