Një tjetër sulmues rrezikon t'i ikë Interit

10 June 2022, 10:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tjetër sulmues rrezikon t'i ikë Interit
Lautaro Martinez

Tottenham nuk do vetëm mbrojtësin Alessandro Bastoni nga Interi. Londinezët raportohet se po mendojnë transferimin e yllit të sulmit të zikaltërve.

Bëhet fjalë për argjentinasin Lautaro Martinez, të cilin trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë.

Interi nuk është se dëshiron ta humbasë sulmuesin, por mund të jetë i sakrifikuari për bilancet e klubit.

Gjithsesi duhet pritur për informacione të tjera, pasi Martinez prej dy vitesh është në qendër të vëmendjes dhe përflitet shumë për kalimin sa në një klub në tjetrin.


Video