Në Pragë pothuajse si “në shtëpi”, priten mbi dy mijë tifozë kuqezi në “Epet Arena”

7 Shtator 2024, 18:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në Pragë pothuajse si “në shtëpi”, priten mbi dy mijë tifozë kuqezi në “Epet Arena”

Dueli ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë.

Që prej luftës me Rusinë, ukrainasit i zhvillojnë prej kohësh ndeshjet si pritës në fushë asnjanëse.

Fakti që luhet kaq afër bën që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme.

Në “Epet Arena” përllogaritet se do të jenë të pranishëm rreth dymijë mbështetës kuqezi në tribuna.

Me këngët dhe entuziazmin e tyre, ata do të jenë arma më tepër e Kombëtares.

Impianti ku luhet ndeshja prej orës 20:45 është stadiumi i Spartës së Pragës dhe i përfaqësueses çeke.

Kapaciteti i tij është rreth 19 mijë vende dhe është rinovuar për herë të fundit në vitin 2009. “Epet Arena” është shtëpia futbollistike e Qazim Laçit, por edhe e kuqeziut tjetër Indrit Tuci.


Video