Thellohet SKANDALI, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar ...
15 Janar, 23:33Fokus

Napoli ka fituar përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0.
Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat.
Të parin e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa për të dytin, Neres mendoi në të 57-tën.
Paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, i pakalueshëm në mbrojtjen napoletane.
Kujtojmë se kjo është Superkupa e 3-të në histori të Napolit.
Në të shkuarën, napoletanët e kanë fituar këtë trofe, një herë në 1991-shin dhe herën tjetër në 2015-ën.