Rrogat e prapambetura, PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor 2025, 14:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paris St-Germain është urdhëruar të dëmshpërblejë ish-lojtarin e saj, Kylian Mbappe me 60 milionë euro, për shkak të rrogave të papaguara. Vendimin e mori të martën një gjykatë në Francë. 

Mbappe kërkonte një dëmshpërblim shumë më të madh nga ish-skuadra e tij, plot 263 milionë euro, por nga ana tjetër edhe klubi kampion i Europës kishte paditur lojtarin për 240 milionë euro.

26-vjeçari pretendonte 55 milionë euro rroga të prapambetura dhe dëmshpërblim për keqtrajtimin nga klubi. Ndërsa PSG pretendonte kompensim për dështimin e transferimit të Mbappe te skuadra arabe Al-Hilal, në vitin 2023, për 300 milionë euro.


Video