Monako shkatërron PSG, Ben Yedder ‘fëlliq’ Donnarumma-n (Video)

20 March 2022, 19:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Monako shkatërron PSG, Ben Yedder ‘fëlliq’ Donnarumma-n

Monako shkatërroi 3-0 PSG-në dhe shpreson ende për një vend që të çon në kupat e Europës me trepikëshin e marrë.

Ben Yedder shënoi dy herë në portën e Donarumma-s, ndërsa goli tjetër u shënua nga Volland.

Ra në sy goli i parë për vendasit, kur Ben Yedder befasoi portierin italian me një goditje mjeshtërore me të majtën, kur devijoi një kros të fortë drejt rrjetës.

Me tri pikët e marra, Monako ngjitet në renditje me 44 pikë dhe shpreson që të kapë zonën Champions, vendi i fundit i së cilës mbahet nga Marseja me 50 pikë.

Ndërkohë, sa i takon kampionatit, PSG mbetet e qetë në krye me 65 pikë, 13 më shumë se Rene e vendit të dytë.


Video