Mike Maignan, shumë afër rinovimit me Milanin

9 November 2024, 12:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mike Maignan, shumë afër rinovimit me Milanin

Portieri Mike Maignan është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Milanit. Francezi po kalon një formë mjaft të mirë dhe me reflekset e tij ka shpëtuar disa herë skuadrën.

Për këtë, drejtuesit e Milanit duket se janë gati për t’i ofruar rinovimin gardianit francez. Palët po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe sipas mediave italiane, Milani është gati t’i ofrojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa agjentët e lojtarit kërkojnë 5,7 milionë.

Diferenca midis ofertës dhe kërkesës është e vogël dhe për këtë nënshkrimi i kontratës së re mes Milanit dhe Mike Maignan duket më afër se kurrë.


Video