Menaxheri italian ofron 1.3 milionë euro për blerjen e ekipit shqiptar

12 September 2022, 18:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Menaxheri italian ofron 1.3 milionë euro për blerjen e ekipit shqiptar
Agim Ademi dhe Andrea D’Amico

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me menaxherin italian të futbollit, Andrea D’Amico.

D’Amico e ka njoftuar presidentin Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi për blerjen e klubit SC Gjilani, me zyrtarët e të cilit ka biseduar të dielën, e po ashtu identifikimi i talenteve kosovarë dhe mundësia që futbollistët e Kosovës të transferohen në klubet evropiane.

Bëhet e ditur se ai nuk po e synon blerjen e klubit si i vetëm, por me një grup bashkëpunëtorësh. Madje, D’Amico ka udhëtuar drejt Kosovës për ta parë gjendjen e klubit para se të arrihet një marrëveshje përfundimtare për blerje.

Raportohet se grupi i investitorëve nga Italia, me në krye Andrea D’Amicon, kanë ofruar 1.3 milionë euro për blerjen e Gjilanit.


Video