Më në fund! Broja gjen rrjetën me një gol të bukur me kokë (VIDEO)

6 January 2024, 20:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Më në fund! Broja gjen rrjetën me një gol të bukur me
Armando Broja

Armando Broja ka gjetur më në fund golin me fanellën e Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol me kokë në ndeshjen ndaj Preston duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

22-vjeçari shqiptar që flitet se do të largohet nga Chelsea këtë sezon, pati edhe disa raste të tjera për të shënuar.

Chelsea është duke fituar me rezultatin 4-0.

Broja nuk harroi të festojë golin duke bërë simbolin e shqiponjës.


Video