Pioli drejt largimit, Milan zgjeron listën e dëshirave, kryeson Conte

6 January 2024, 12:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pioli drejt largimit, Milan zgjeron listën e dëshirave, kryeson Conte

Rrugëtimi i Stefano Piolit në krye të Milanit është në hapat e fundit. Nëse nuk vjen ndonjë shkarkim i bujshëm, në fund të sezonit është e sigurt që Pioli do të largohet, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli, në rast se fiton Serie A, por dhe kaq mund të mos mjaftojë. Mediat italiane vijojnë të insistojnë në këtë pikë. Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues të kuqezinjve po punojnë me kohë të plotë për të gjetur një pasues.

Nga ana e tij, Pioli synon të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Milan, më e gjata në karrierën e tij. Pioli synon të mbyllë kampionatin mes katër ekipeve të para, ndërsa maksimumi do të ishte të fitonte ndonjë trofe, si Kupa e Italisë apo Europa League.

Tuttosport shkruan se katër janë profilet kryesorë në tavolinën e drejtuesve: Antonio Conte, Motta, Italiano dhe Farioli. Sigurisht, Conte qëndron në krye të listës, por në të njëjtën kohë është edhe opsioni më i ndërlikuar, pasi Conte ka një faturë të lartë financiare.


Video