Mbappe vendos rekord, gol që në sekondën e tetë

21 August 2022, 21:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbappe vendos rekord, gol që në sekondën e tetë

PSG e ka zhbllokuar shumë shpejt duelin ndaj Lille në transfertë. Aksioni i parë, goli i parë!

Vetëm tetë sekonda u kanë mjaftuar kampionëve të Francës për të zhbllokuar këtë përballje.

Asist i Lionel Messit dhe finalizim me parabolë i Kylian Mbappe. Festë te PSG dhe goditje e madhe për Lille.

Ylli francez barazon rekordin e Michel Rio, të cilit i mjaftuan 8 sekonda për të shënuar në Caen-Cannes, 15 shkurtit të 1992.

Pjesa e parë u mbyll 0-4 për parizienët me tre golat e tjerë të shënuar nga Messi, Hakimi dhe Neymar.


Video