"Mbani shënim datën", Inter njofton miqësoren me...ekipin e Rrogozhinës

5 August 2023, 18:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mbani shënim datën", Inter njofton miqësoren
Inter-Egnatia

Ekipi i Egnatias do të zhvillojë një miqësore luksi me ekipin e famshëm italian, Inter.

Është ekipi i Interit që ka njoftuar miliona fansa në rrjetet sociale për miqësoren me ekipin e Rrogozhinës.

Ndeshja do të zhvillohet në 13 gusht në stadiumin “Paolo Mazza” (20:00) në Ferrara, Itali. Ky stadium është edhe një prej 5 impianteve sportive më të vjetër në Itali.

“Mbajeni shënim datën 13 gusht. Skuadra po përgatitet për dy testet e fundit përpara debutimit në kampionat kundër Monzës (19 gusht, 20:45) në ‘San Siro’.

Interi do të zbresë në fushë më 9 gusht përballë Salzburgut në Austri (19:00). Dhe të dielën e 13 gushtit (20:00) në stadiumin ‘Paolo Mazza’ të Ferrarës kundër KS Egnatias, klubit nga Rrogozhina që luan në ligën kryesore të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ekipit të Interit.

Një tjetër miqësore luksi është ajo mes Partizanit dhe Romës, që do të zhvillohet në 12 gusht në Tiranë.


Video