Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përplasja mes tifozëve të Tiranës dhe Beshiktashit në fillim të ndeshjes është kryefjala e medieve sportive në Turqi.
Me tone të ekzagjeruara portali "Yenicag" e quan skandal atë që ndodhi në fillim të ndeshjes, duke pretenduar se tifozët turq u sulmuan nga blutë e Tiranës në stadiumin "Air Albania".
"Skandal në Tiranë, ata sulmuan tifozët e Beshiktash", shkruan media, duke thënë se drejt tyre u hodhën edhe mjete piroteknike.
Ndeshja e vlefshme për Conference League nisi me 14 minuta vonesë për shkak të përplasjes. Arbitri urdhëroi tërheqjen e lojtarëve deri sa situata u qetësua.
Incidente pati edhe në momentin kur spikeri i stadiumit foli turqisht, dhe u fërshëllye nga tifozat shqiptarë.