
Një video e garës nga Universiada e këtij viti në Chengdu u shfaq në internet dhe një detaj në veçanti tërhoqi vëmendjen dhe bëri të gjithë botën të qeshë.
Të pranishmit ishin dëshmitarë të një prej rezultateve më të dobëta në disiplinën e 100 metrave për femra dhe “fituese” është Nasra Ali Abukar nga Somalia, e cila distancën e përmendur e ka bërë për 21.81 sekonda.
Kjo video po bën xhiron e botës me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë pse Somalia dërgoi një konkurrente kaq të ngadaltë në konkurs, madje disa pyesnin veten "nëse ajo ka vrapuar ndonjëherë në jetën e saj".
The Ministry of Youth and Sports should step down. It's disheartening to witness such an incompetent government. How could they select an untrained girl to represent Somalia in running? It's truly shocking and reflects poorly on our country internationally. pic.twitter.com/vMkBUA5JSL
— Elham Garaad ✍︎ (@EGaraad_) August 1, 2023