Pamje të rënda! Marcelo dëmton rëndë një rival dhe shpërthen duke qarë…(VIDEO)

2 August 2023, 09:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje të rënda! Marcelo dëmton rëndë një rival dhe

Dalin pamjet kur Marcelo, ish-lojtar i Real Madridit, dëmton rëndë Luciano Sánchez, qendërmbrojtësi i Argentinos Juniors. 

Dhjetë minuta pas pjesës së dytë të ndeshjes Argentinos Juniors-Fluminense, mbrojtësi argjentinas tentoi të rrëmbejë një top, teksa Marcelo bëri një lëvizje për ta mbrojtur, e cila përfundoi duke shkelur rivalin. Sánchez u ulëriti në fushë nga dhimbja, duke tronditur pjesën tjetër të lojtarëve dhe të publikut.

Loja u pezullua derisa mjekët erdhën për të trajtuar futbollistin. Marcelo, i cili mori kartonin e kuq, në panik filloi të qajë, i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës.

Pamje të rënda! Marcelo dëmton rëndë një rival dhe

Pas ndeshjes, Marcelo shkroi një mesazh në llogarinë e tij në Instagram për të kërkuar falje publike: “Sot më është dashur të kaloj një moment shumë të vështirë në fushë. Kam lënduar aksidentalisht një koleg profesionist”.

"Dua të të uroj shërimin më të mirë të mundshëm, Luciano Sánchez. Gjithë forcën në botë!",- ndau ish-lojtari i Real Madridit me më shumë se 64.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Fernando Diniz, trajneri i Fluminense dhe trajneri aktual i Brazilit, mbrojti Marcelon në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

"Do të bëj një metaforë. Për mua është njësoj si kur dikush është duke ngarë makinën në rrugë, kalon dritën jeshile dhe fajin e ka shoferi. Marcelo po driblonte dhe nuk kishte ku ta vinte këmbën. Për mua, kartoni i kuq i Marcelos ishte absolutisht absurd, i çmendur. Çfarë do të bënte Marcelo?”,- tha Diniz.


Video