Juventus dërgon ofertën e parë për Zhegrovën

28 Gusht 2025, 21:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edon Zhegrova

Juventus duket se po kryen hapa konkretë për të afruar sulmuesin shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova.

Bardhezinjtë kanë dërguar ofertën e parë për Lille, 12 milionë euro plus bonuse për Zhegrovën.

Klubi francez pritet të japë përgjigjen, ndërsa Zhegrova tashmë ka marrëveshje në parim me Juventusin deri në 2030, raportojnë mediat franceze.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti shqiptar Bajram Begaj e pajisi Zhegrovën me shtetësi shqiptare në kohë rekord, duke ia lehtësuar procedurat e transferimit në Itali.


Video