Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mirlind Daku është tashmë pjesë e listës së 27 futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të Euro 2024.
Sulmuesi nga Kosova mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Me të lexuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.
Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: "Besa-Besë".
Daku shkëlqeu këtë sezon me ekipin e Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola.