Italia me yjet, Shqipëria me Broja-Uzuni në sulm, formacionet e mundshme të sfidës së sotme

16 November 2022, 10:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italia me yjet, Shqipëria me Broja-Uzuni në sulm, formacionet e
Armando Broja dhe Frederico Chiesa

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme ndaj Italisë në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” në një ndeshje miqësore.

Nga grupi i thirrur nga trajneri Edy Reja, Kristal Abazaj duket se nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm për duelin e parë. Kombëtarja është plotësuar edhe me pjesën tjetër të lojtarëve, të cilët kishin munguar për shkak të impenjimeve me klubet e tyre dhe gjatë pasdites së djeshme, trajneri ka mundur që të zhvillojë me ekipin një seancë stërvitore për të përgatitur taktikisht duelin ndaj të kaltërve.

Sa i përket titullarëve që do të zbresin në fushë, ashtu siç e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp, Edi Reja do të luajë me skemën 3-5-2.

Në portë është vendosur Etrit Berisha dhe përpara tij në repartin e mbrojtjes do të vendosën Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani.

Me disa rikthime në mesfushë, italiani do të duhet të lërë në stol Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanin, ndërsa nga minuta e parë do ta nisin, Keidi Bare, Amir Abrashi dhe Nedim Bajrami. Ndërsa sulmi do të formohet nga dyshja Broja-Uzuni, raporton Panorama Sport.

Ndërsa, tekniku i italianëve, Roberto Mançini mendohet se nuk do t’i kursejë yjet në fushë sot në mbrëmje. Pritet që Italia të luajë me këtë formacion: Donaruma në portë, Skalvini, Bonuçi dhe Bastoni në mbrojtje.

Në krahë Di Lorenco dhe Di Marko, ndërsa në qendër treshja Verati-Tonali-Barela, ndërsa përpara Zaniolo dhe Raspadori, ose Grifo.



Video