Ismajli dhe Asllani ndalin Juventusin, “paqe” në derbin e Torinos

8 Nëntor 2025, 20:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Paqe” në derbin e Torinos

Nuk prodhoi fitues, derbi mes Juventusit dhe Torinos. Sfida e javës së 11-të në Serinë A, u mbyll në barazim pa gola.

Pavarësisht rasteve të shumta në të dyja portat, asnjëra prej ekipeve nuk shënoi dot golin e fitores.

Te Torino, mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli u shfaq në formë të shkëlqyer, duke ndalur disa sulme të skuadrës bardhezi. Lojtari tjetër shqiptar, Kristjan Asllani u aktivizua nga stoli dhe tregoi gjithashtu formë të mirë.

Me këtë barazim, Juventus mban vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e 11-të me 14 pikë.

 


Video