Ironia nga Kroacia, Rakitiç: Lukakun duhet ta ftojmë një muaj me pushime në Split

2 December 2022, 17:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ironia nga Kroacia, Rakitiç: Lukakun duhet ta ftojmë një muaj
Zhgënjimi i Lukakut për një rast të humbur ndaj Kroacisë

I eliminuar dhe objekt talljesh. Është ajo që po i ndodh Romelu Lukakut pas ndeshjes Belgjikë-Kroaci. Mes shumë mënyrave të festimit për kualifikimin e Kroacisë, spikat ajo e Ivan Rakitiç.

Mesfushori i Seviljes është tallur pak me sulmuesin e Interit, duke e falënderuar për gabimet para portës në ndeshjen e së enjtes.

Rakitic shkruan se tifozët kroatë duhet t’i paguajnë një muaj pushime në Split sulmuesit të Interit.

“Ecim Lukaku! Duhet ta ftojmë një muaj në Split!”, shkruan Rakitiç në një postim në Instagram, të publikuar nga agjenti i tij Marko Braliç.

Ironia nga Kroacia, Rakitiç: Lukakun duhet ta ftojmë një muaj
Ivan Rakitiç tallet me Lukakun ne rrjetet sociale

Lukaku luajti në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Kroacisë dhe tregoi një formë shumë të dobët, duke humbur raste të pabesueshme. Gabime që i kushtuan Belgjikës eliminimin nga Botërori. Sulmuesi goditi shtyllën me portën bosh dhe shpërdoroi edhe raste të tjera, një prej tyre në shtesë, pak hapa larg portës.

Nga njëri krah zhgënjimi i belgëve dhe nga krahu tjetër festa e kroatëve. Edhe në rrjetet sociale, ku Rakitiç, i tërhequr nga kombëtarja në 2020-ën, por ende shumë i lidhur me grupin, ka gjetur mënyrën për të bërë ironi me Lukakun.


Video