Hansi Flick reagon pas eliminimit: Ishte vendosur që në ndeshjen e parë, nuk është faji im

1 December 2022, 23:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hansi Flick reagon pas eliminimit: Ishte vendosur që në ndeshjen e
Hansi Flick

Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve, teksa këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi “panzerat”, duke ua prerë rrugëtimin në Katar 2022.

Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët dhe shmangu komentet mbi një dorëheqje të mundshme.

“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq. Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë. Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, tha Flick.

Luis Enrique: Doja vendin e parë, u ndëshkuam për 5 minuta të dobëta

Tolerim apo humbje e merituar, tani nuk ka më rëndësi Gjermania mbetet sërish jashtë Kupës së Botës pas fazës së grupeve dhe Spanja kualifikohet në turin tjetër si vendi i dytë.

Mediat spanjolle raportuan se Luis Enrique u shfaq shumë i nervozuar me futbollistët e tij pas ndeshjes dhe i mblodhi shpejt në dhomat e zhveshjes, për të folur për më shumë se 30 minuta me ta.

“Doja të kualifikoheshim si vendi i parë dhe më vjen shumë keq për këtë rezultat. Ishte një humbje që djeg, por gabuam vetëm 5 minuta dhe Japonia na ndëshkoi dy herë. Kam rezerva për lojën, ndaj fola me djemtë që të shmangim paraqitje të tilla”, tha trajneri spanjoll.


Video