"Hej shqipe", zbardhet biseda mes Kristjan Asllanit dhe arbitrit shqiptar në Champions League

14 September 2022, 15:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hej shqipe", zbardhet biseda mes Kristjan Asllanit dhe arbitrit
Arbitri Bekim Zogaj dhe Kristjan Asllani

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Interit, mbrëmjen e së martës debutoi në Champions League në ndeshjen që zikaltërit fituan 0-2 kundër Plzen, por teksa hynte në fushë 20-vjeçari ka marrë një urim të veçantë.

Një nga arbitrat anësorë të ndeshjes Bekim Zogaj është afruar për ti folur Asllanit. Pas sfidës arbitri në fjalë ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Blic’, teksa ka zbuluar fjalët që i ka shprehur Asllanit:

“I thash, hej shqipe të uroj të bësh një paraqitje të mirë. U kthye dhe më pyeti: Shqiptar je? Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”


Video