‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme (VIDEO)

19 October 2024, 14:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave

Një ditë para aktivitetit të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit që i motivuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare që ka si qëllim angazhimin e të rinjve në sport dhe që të përgatiten për të garuar pas disa vitesh edhe në Maratonën e Tiranës.

Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e vajzave
-Çmimi I parë, Elisabeta Marku nga shkolla Qemal Stafa; Rezultati: 2.25, 32
-Çmimi I dytë, Antonita Çuni, shkolla Siri Kodra; Rezultati: 2.56.20
-Çmimi I tretë, Darsia Vathi, shkolla Fan Noli; 3.05.06

Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e djemve janë si më poshtë:
Leonel Mesi, shkolla Partizani; Rezultati: 1.59.00
Arbi Toti, shkolla Ismail Qemali; Rezultati: 1.59.09
Marjol Hoxhaj, shkolla Lidhja e Prizrenit; Rezultati: 2.04. 87

 


Video