FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës

1 March 2022, 15:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të

Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur zyrtarisht Eduard Prodranin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e regjistroi zyrtarisht Prodranin si kryetar të ligjshëm të SHRF-së Tiranë, Armand Duka dhe zyrtarët e FSHF-së i janë bindur vendimit gjyqësor.

Lajmin e ka dhënë vetë Prodani, që ka postuar në rrjetet sociale një email të FSHF-së, e cila i drejtohet Prodranit në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke e ftuar për në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore. “Ju bëjmë me dije se, në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore, jeni i ftuar në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar që FSHF i ka dërguar Prodranit.


Video