Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë të muajit mars teksa përballet me Suedinë. Trajneri Sylvinho ndryshon vendosje taktike dhe e rreshton skuadrën me skemën 4-3-3.
Sa i takon emrave konkretë, braziliani propozon nga minuta e parë tre lojtarë që nga sfida e kaluar me Kilin e nisën nga stoli. Bëhet fjalë për Armando Brojën që i ka marrë vendin Rey Manajt si dhe Qazim Laçin që nxjerr jashtë formacioni Taulant Seferin, si dhe Ivan Balliu që zëvendëson Elseid Hysajn.
Sa i takon pjesës tjetër, ajo nuk ndryshon me Strakoshën në portë, Balliun, Mihajn, Gjimshitin dhe Mitajn në mbrojtje, Ramadani, Asllani në mesfushë si dhe Asani në sulm, raporton Supersport.al.
Formcioni i Shqipërisë për sfidën me Suedinë: