Firmosi me CSKA Moskën, Suedia përjashton basketbollistin më të mirë të saj

31 March 2022, 20:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Firmosi me CSKA Moskën, Suedia përjashton basketbollistin më

Basketbollisti më i mirë i Suedisë, Jonas Jerebko, është përjashtuar të enjten nga përfaqësuesja e këtij vendi për shkak se një ditë më parë kishte firmosur me ekipin nga Rusia, CSKA Moska.

Jerebko 35-vjeçar ishte pa klub prej janarit të vitit të shkuar dhe me CSKA-n firmosi kontratë deri në fund të këtij edicioni, pikërisht në kohën kur Ukraina po sulmohet nga Rusia. Ky veprim i basketbollistit nuk është mirëpritur në Suedi.

“Jerebko përfaqëson basketbollin suedez kur vesh fanellën e përfaqësueses dhe ne biseduam me të për nënshkrimin e tij me CSKA-n. Kjo bie ndesh drejtpërdrejt me qëndrimin suedez ndaj Rusisë dhe ne ishin të detyruar të merrnim këtë vendim”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Suedisë.

Përveç përjashtimit nga përfaqësuesja e Suedisë, Jerebko mbeti edhe pa dy sponsorë - Vitamin Wella dhe Nocca.

Jerebko e filloi karrierën e tij në ekipin suedez, Boras, ndërsa për një dekadë bëri karrierë edhe në NBA, ku luajti me skuadra si Detroit, Boston, Utah e Golden State.


Video