“Na jep spermën tënde”, kërkesa e pazakontë e dy tifozeve për Ronaldon

31 March 2022, 15:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Na jep spermën tënde”, kërkesa e pazakontë e dy

Një kërkesë e pazakontë për Cristiano Ronaldon. Është ajo e bërë nga dy tifoze të pranishme në tribunat e “Do Dragao” të Portos.

Pikërisht në këtë stadium, CR7 udhëhoqi Portugalinë si kapiten në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut dhe hapi dyert e Kupës së Botës së Katarit për luzitanët.

Kërkesa është vërtet e pazakontë. “Na jep spermën tënde”, – shkruanin dy vajzat e reja në një baner që mbanin në duar, të zbukuruar me flamujt portugezë dhe brazilianë, si dhe me vizatimin e një spermatozoidi.

Një ‘mesazh’ që padyshim nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë shpejt u bë “viral” në rrjetet sociale. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Juventusit pret që partnerja e tij Georgina të sjellë në jetë binjakët e tyre.


Video