Edy Reja shijon suksesin e Sylvinhos nga tribuna VIP e 'Air Albania'!

13 October 2023, 15:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edy Reja shijon suksesin e Sylvinhos nga tribuna VIP e 'Air Albania'!
Edy Reja në 'Air Albania'

Shqipëria e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë, për kualifikueset e grupit E të Euro 2024, duke mbajtur sërish vendin e parë me 13 pikë.

Në stadium për të ndjekur ndeshjen ishte edhe Edy Reja, ish-trajneri i kuqezinjve deri në 31 dhjetor 2022.

78-vjeçari ka qenë në tribunën VIP si i ftuar special, teksa në 38 ndeshje ka qenë në krye të stolit kuqezi.

Prej 17 prillit 2019 e deri në dhjetorin e 2022, Reja nuk ia doli të përmbushte objektivat e vendosur nga FSHF-ja.

Edy Reja shijon suksesin e Sylvinhos nga tribuna VIP e 'Air Albania'!

Italiani i lindur në Gorizia ka shijuar suksesin e kuqezinjve të Sylvinhos, me trajnerin brazilian që është pranë kalimit në Euro 2024 me Kombëtaren tonë të futbollit.

 


Video