E pazakontë në Superiore! Portieri i Bylisit largohet nga ndeshja, braktis ekipin

24 Dhjetor 2025, 15:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portieri i Bylisit largohet nga ndeshja

Një episod i pazakontë u regjistrua gjatë ndeshjes Vora–Bylis, ku portieri i skuadrës ballshiote, Jeremy Vachoux, braktisi ekipin dhe u largua nga fusha, pa ia kërkuar trajneri. 

Ngjarja ndodhi në minutën e 42-të, kur gardiani francez u largua pa asnjë sinjal apo kërkesë nga stafi teknik apo arbitri. Veprimi i tij u interpretua si shenjë proteste.

Arbitri kryesor e ndëshkoi Vachoux me karton të verdhë pas daljes nga fusha, ndërsa hoqi edhe fanellën.

Arsyeja e largimit pritet të sqarohet nga trajneri Josa.

Sa i përket sfidës, Ruzgis zhbllokoi takimin në minutën e 10-të, ndërsa Geci dyfishoi shifrat në minutën e 24-t.

Në fraksionin e dytë, miqtë ngushtuan diferencat me Mustapha në minutën e 54-t. Dopieta e Kasallës në minutat 77 dhe 81, vulosi fitoren 4-1 të Vorës, e cila ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e shtatë.

Skuadra e Bylisit ka zbritur në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara.


Video