Dëmtimi i Vlahovic është i gradës së lartë, sa ndeshje humbet sulmuesi i Juventus

1 Dhjetor 2025, 17:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dusan Vlahovic

Dusan Vlahovic ka pësuar një dëmtim serioz, i konfirmuar nga ekzaminimet e bëra, ku u evidentua një “lezion i shkallës së lartë në bashkimin muskulor-tendinoz të aduktorit të majtë”.

Klubi bëri të ditur se do të nevojiten konsultime të tjera për të përcaktuar terapinë më të përshtatshme. Sulmuesi duhet të zgjedhë mes një ndërhyrjeje kirurgjikale ose një trajtimi, vendim që do të merret në bazë të këshillave mjekësore.

Koha e rikuperimit ndryshon në varësi të trajtimit, por në çdo rast parashikohen rreth 3-4 muaj mungesë. Kjo e vë në rrezik pjesën e mbetur të sezonit për lojtarin.

Spalletti konfirmoi dëmtimin pas ndeshjes dhe e pranoi se situata e vështirëson ndjeshëm momentin e Juventusit.

Spalletti tani do të duhet ta zëvendësojë Vlahovic. Zyrtarisht alternativat nuk mungojnë. Sepse Juve nuk ka një tjetër qendërsulmues të pastër, por ka dy sulmues si Jonathan David dhe Openda, të cilët megjithatë në Serie A deri tani kanë munguar në nivel realizues: një gol për kanadezin, asnjë për belgjin. Me kaq shumë ndeshje në dispozicion, ata do të kenë hapësirën e tyre. Por nuk përjashtohet mundësia që Yildiz, në mos madje Conceicao, të mund të aktivizohen si 8 fals.

Nëse ndalesa do të jetë dy muaj, mungesa do të jetë e gjatë dhe sulmuesi serb do të humbasë mbi pesëmbëdhjetë ndeshje. Kampionati nuk ndalet në Krishtlindje dhe përkundrazi aktiviteti do të jetë shumë i gjerë. Pra, nëse do të jetë kështu, Vlahovic nuk do të luajë minimalisht dhjetë ndeshje të Serie A, të paktën një të Kupës së Italisë dhe dy të Champions League. Rrjedhimisht, mbetet për t’u kuptuar nëse bardhezinjtë do të vendosin, në muajin janar, të ndërhyjnë në merkato dhe të blejnë një tjetër sulmues.


Video