Champions, Aston Villa pëson humbjen e parë pas gafës së pazakontë (VIDEO)

6 Nëntor 2024, 20:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gafa e Mings

Aston Villa ka pësuar humbjen e parë në Champions League. Pas tre fitoreve radhazi, anglezët u mposhtën minimalisht nga Club Brugge.

Belgët konfirmuan edhe njëherë tjetër se paraqitja e shkëlqyer ndaj Milanit në raundin e tretë, nuk ka qenë e rastësishme.

Golin e vetëm për Club Brugge e shënoi Vanaken në minutën e 52-të.

Mesfushori ktheu në gol, një penallti të shkaktuar nga një gafë e Mings.

Mbrojtësi i Aston Villa-s, gaboi gjithçka, duke marrë topin me dorë për të nisur, pas një pasimi nga portieri Emiliano Martinez, por topi nuk kishte dalë jashtë.

Gjyqtari akordoi penallti menjëherë, me Mings që mbeti i shtangur.

 

Në sfidën tjetër të luajtur paralelisht, Shakhtar Donetsk triumfoi 2-1 me vështirësi ndaj zviceranëve të Young Boys.

Golat e e Zubkov në minutën e 31-të dhe Sudakov në minutën e 41-të, i dhanë fitoren skuadrës ukrainase, duke e bërë të pavlefshëm golin e Kastriot Imerit në minutën e 27-të.

Video