VIDEO / Ernest Muçi shënon në Europa League, Beshiktash fiton ndaj Malmos

6 Nëntor 2024, 18:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ernest Muçi

Ernest Muçi është bërë protagonist për Besiktas për të tretën ndeshje radhazi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e Europa League mes “Shqiponjave” të Stambollit dhe Malmos, kësaj radhe me fitore për turqit.

Pasi shënoi në dy disfata radhazi me Galatasarayn dhe me Kasimpasa, 23-vjeçari shqiptar ka tunudr rrjetën dhe në arenën europiane.Në minutën e 76’ të takimit, Muçi mori një top në zonë nga Svensson dhe me të djathtën ndëshkoi skuadrën suedeze duke i dhënë avantazhin ekipit të Van Bronckhorst, që më pas dyfishoi rezultatin.

Ky është goli numër katër që Muçi shënon për Besiktas këtë sezon dhe i parë në Europa League.


Video