Barcelona në delir, fiton La Liga pas 4 vitesh, titulli zyrtarizohet në fushën e rivalëve katalanas

14 May 2023, 22:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barcelona në delir, fiton La Liga pas 4 vitesh, titulli zyrtarizohet
Barcelona

Titull që ka aromë më të fortë se zakonisht pasi festohet në "Cornelia el Prat", shtëpia e Espanyol, skuadër e të njëjtit qytet dhe rival i përjetshëm i Barcelonës.

Skuadra e drejtuar nga Xavi fiton titullin e parë pas 4 vitesh dhe këtë e bën me superdominim në një ndeshje që reflekton sezonin blaugrana.

Suksesi 4-2 në fushën e Espanyol me dy golat e Lewandowskit, Balde dhe Kounde e ngjit ekipin katalanas në kuotën 85 që do të thotë +14 nga Reali kur kanë mbetur edhe 4 javë.


Video