Barcelona cinike, ndaj Alaves mjafton goli i Lewandowski-t

2 Shkurt 2025, 16:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Robert Lewandowski

Barcelona regjistroi fitoren e dytë radhazi në La Liga, pasi mposhti Alaves-in minimalisht.

Një gol i shënuar nga Robert Lewandowski i dha triumfin katalanasve, që ngushtojnë diferencën me dy vendet e para. 

Ky sukses e ngjit Barcelonën në kuotën e 45 pikëve, në vendin e tretë, 3 më pak se Atletico dhe 4 pikë më pak se Reali kryesues.

Sfida e radhës vendos skuadrën e Hansi Flick përballë Sevilla-s, në një përballje ku do të kërkohen me çdo kusht tre pikët.

Video