Barazojnë kampionët, Warriors mposhtin Lakers në ndeshjen e dytë

5 May 2023, 12:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Barazojnë kampionët, Warriors mposhtin Lakers në ndeshjen e


Dy nga ekipet pretendente në NBA dhuruan spektakël në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off. Kampionët në fuqi të Golden State fituan bindshëm 127-100 ndaj Los Angeles Lakers, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve mes dy skuadrave që luajnë në Konferencën e Perëndimit.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Klay Thompson me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur nga Stephen Curry me 20 pikë. Edhe stoli vendimtar për Ëarriors, nga ku erdhën 40 pikë.

Tek Lakers u dallua LeBron James me 23 pikë e Hachimura me 21, ndërkohë që nuk dha atë që pritej Davis. Tashmë dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Lakers, që synon të dalë sërish përpara. 


Video