Napoli, kampion i Italisë për të tretën herë në histori

4 May 2023, 23:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Napoli, kampion i Italisë për të tretën herë në
Festa e Napolit

Tani është zyrtare: Napoli është kampion i Italisë për të tretën herë në histori.

Skuadrës së Spaletit i mjaftoi barazimi 1-1 në transfertë ndaj Udinezes, për të kurorëzuar suksesin.

Një sukses mëse i merituar, teksa ishte goli i Osimhen, në minutën e 52-të, ai që vulosi titullin e napolitanëve.

Në këtë mënyrë, Napoli është matematikisht kampion i Serisë A 5 javë para fundit të kampionatit.


Video