Arsyeja e çuditshme pse u vonua nisja e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri

7 Shtator 2024, 21:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmuesi ndërroi çorapet

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri duhej të niste në orën 20:45, por nisi 7 minuta më vonë.

Siç duket shkak janë bërë çorapet e një prej futbollistëve të Ukrainës.

Sulmuesit Yaremchuk iu kërkua nga arbitri që të ndërrojë çorapet, pasi ishin të grisura.

E kështu futbollisti u detyrua të shkojë në pankinë t’i ndërrojë ato.

Futbollistët e tjerë u detyruan të prisnin numrin 9 të Ukrainës e pasi ai veshi çorapet e duhura, sfida nisi.

Arsyeja e çuditshme pse u vonua nisja e ndeshjesArsyeja e çuditshme pse u vonua nisja e ndeshjes

Video