
Skuadrave si Nju Kasëll dhe Uest Hemit u bashkohet edhe Arsenali. Të tre këto skuadra duan me çdo kusht 20 vjeçarin Armando Broja.
Sipas “Football London” trajneri Miakel Arteta dhe Arsenali kanë marrë parasysh paraqitjet e shqiptarit me ekipin bardhekuq e trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin, teksa thuhet se “topçinjtë” do të hidhen në sulm për Brojën në merkaton e verës. Arsenali u përpoq, por nuk arriti të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Dushan Vlahoviç ishte një objektiv serioz, por ai zgjodhi të bashkohej me Juventusin duke u larguar nga Fiorentina.
Pierr-Emerik Obamejang gjithashtu u largua nga “topçinjtë” me parametra zero duke iu bashkuar Barcelonës.
Aktualisht Armando Broja me fanellën e Sauthemptonit në Premier Ligën angleze është aktivizuar në total në 18 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën plot 6 herë.