Ajeti ndryshon ekip, bëhet shok skuadre me Taulant Seferin

9 September 2024, 17:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajeti ndryshon ekip, bëhet shok skuadre me Taulant Seferin
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mediat turke, raportojnë se është arritur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit te skuadra e Bodrumspor.

Futbollisti 30-vjeçar ka mbyllur aventurën në Rumani, aty ku ishte pjesë e skuadrës së Cluj.

Ajeti do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Bodrumspor gjatë kësaj jave.

Nuk bëhen të ditura detajet, nëse klubi turk do të paguajë për transferimin e mbrojtësit, kontrata e të cilit me Cluj përfundon në fund të sezonit.

Te skuadra turke, Ajeti do të jetë shok ekipi me sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi.


Video