
Roman Abramoviç ka nxjerrë në shitjen skuadrën e Çelsit. Ai është një prej qindra oligarkëve rusë që goditen fort nga sanksionet e Perëndimit ndaj Putinit.
Nxjerrjen në shitje e ka konfirmuar vetë Abramoviç. Kërkesa minimale prej tij është 3.3 mld euro, një shifër që ka trembur deri më tani blerësit potencialë.
Por, paralajmërohet se me kalimin e ditëve, Abramoviç do të detyrohet që të ulë kërkesat dhe të pranojë një ofertë më të ulët, që përllogaritet që të shkojë deri në 2.5 mld euro.
Sipas shtypit anglez, nuk ka më dyshime për planet e oligarkut rus, gjithmonë e më i padëshiruar në Britaninë e Madhe, ndaj dhe kërkon që të shesë sa më parë asetet angleze. Duke nisur nga Çelsi, klubi që e bleu 2003-shin për 150 milionë euro.