Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

6 October 2026, 23:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet,
Leli Kaja

Administratori i Eco-Elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga nën dyshimet për ryshfet. Kaja mori një zarf me 4 mln lekë të vjetra, por seritë e të cilave ishin regjistruar më parë nga SPAK.

Kaja dyshohet se e mori ryshfetin në këmbim të mos veprimit nga ana e tij në lidhje me një procedure ligjore.

Hetimet 4 ditore nisën pas një referimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila po verifikon edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta me operatorët ekonomikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa aparatë celulare dhe praktika dokumentare.

Leli Kaja mban detyrën e administratorit të Eco-Alb SHA prej tetorit të vitit 2022, ndërsa të enjten ai pritet të dalë para gjykatës së posaçme për caktimin e masës së sigurisë.

Mbetet për t’u parë se si do te zhvillohet kjo seancë në kushtet ku avokatët kanë lajmëruar dhe bojkotimin e masave të sigurisë në GJKKO duke tërhequr dhe listën e avokatëve kryesisht apo siç njihen ndryshe atyre të siguruar nga shteti.


Video