Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Kamëz

9 October 2026, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të një banese dhe në një automjet të parkuar pranë saj.

 Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, Bathore.

Lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari me inicialet Xh. K., ku më pas ka shpërthyer.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetuesit po punojnë për të identifikuar dhe kapur personin ose personat përgjegjës për vendosjen e lëndës së dyshuar plasëse.


Video