Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt e ka shmangur sërish takimin me Sali Berishën.
Pas mungesës së ftesës për kreun e PD-së në pritjen e organizuar në Tiranë, edhe këtë herë ai nuk ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga ambasadori amerikan me përfaqësues të opozitës.
Wendt, i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, është takuar me disa deputetë demokratë.
Mësohet se ai është takuar me Oerd Bylykbashin, Jorida Tabakun dhe Ivi Kason, por dhe me përfaqësues të partive të tjera të vogla.
Vetëm me Berishën jo.
Kjo, edhe pse ky i fundit pretendon se "non grata" nga SHBA ka rënë dhe këtë gjë e vërteton edhe vizita e tij në Amerikë.
Fakti që Wendt nuk e takon, flet vetë!