Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje, duke u ndalur te eksperienca e Shqipërisë me “Diellën”.
Rama tha se është surprizuar pozitivisht nga interesi i miqve të huaj për atë që po ndodh në Shqipëri me inteligjencën artificiale.
“Jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me inteligjencën artificiale. Jemi një komb që e kemi jetuar tashmë të ardhmen që të tjerë janë duke e debatuar.”
Kryeministri tha se inteligjenca artificiale duhet të përdoret në mënyrë që të fuqizojë qenien njerëzore dhe jo ta bëjë atë të varur prej teknologjisë.
Rama theksoi se rreziku kryesor qëndron te përdorimi i saj nga njerëzit ose shtetet e gabuara, ndërsa nënvizoi nevojën për teknologji që mëson dhe jo vetëm bindet.
Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalëve të fundit, por jemi një vend që po ndërtojmë të ardhmen që të tjerë janë ende duke e debatuar.
“Mesazhi që iu detyrohemi është tejet i thjeshtë. Rreziku më i madh do të jetë që Inteligjenca Artificiale do t’i bindet njeriut më të gabuar. Rreziku është në tre nivele: çfarë bën në vendin tonë. Nuk mbajnë flamuj, por mund të dislokohen nga një shtet. Makina nuk ka ndërgjegje, por mund të huazojë qeverinë e një vendi. Kur suksesi matet vetëm me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore, mund të kemi institucione, por njerëz më pak të aftë. Ne mund të ndërtojmë Inteligjencë Artificiale që mëson, jo vetëm që bindet”, tha kryeministri.
Rama u shpreh se Shqipëria është bërë vendi i parë që ka sjellë një instrument të inteligjencës artificiale në arkitekturën e qeverisë, përmes “Diellës”.
“Shqipëria u bë vendi i parë që solli një instrument të AI-së në arkitekturën e qeverisë, përmes Diellës. Nuk e bëmë këtë për të transferuar sovranitetin te makina, por për t’i bërë shërbimet publike më të aksesueshme, procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës.”