Rama flet në OKB për protestat: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, u fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar

25 September 2026, 20:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

rama.png

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga foltorja e OKB protestat në Tiranë, duke i lidhur ato me atë që e cilësoi si përhapje të narrativave të fabrikuara në rrjetet sociale.

Duke folur për atë që e quajti “revolucioni i flamingove”, Rama tha se në rrjet ishte përhapur një narrativë për një pretendim të rremë mbi “pushtimin izraelit të bregdetit shqiptar”.

Ai tha se, ndonëse qytetarët kishin arsye për të protestuar, sipas tij, në këtë rast protestat u drejtuan edhe ndaj një “armiku fantazmë”.

“Ju i keni ndjekur ose keni mësuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Narrativa e trilluar e një pushtimi izraelit të një bregdeti shqiptar që kurrë nuk ndodhi. 

U fabrikua e u përcoll përmes kanaleve që shqiptarët i besonin. Trillime të ndryshme hynë në botë të ndryshme, të gjitha në shërbim të së njëjtës gënjeshtër. Pasojat ishin reale, qytetarët kishin arsye të drejta për të protestuar, por befasi nisën të protestonin kundër një armiku fantazëm. Algoritmi nuk e ndezi urrejtjen, por zbuloi sesi të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrim sistemati

 

k si shërbim. Ndërhyrjet në zgjedhje nuk kërkojnë më një stacion televiziv apo një copë propagandë, mund të veprojnë me vendosmërinë e secilit prej votuesve. Demokracia nuk humbet vetëm një debat apo thjesht një radhë zgjedhjesh, por terrenin e përbashkët mbi të cilin bëhet i mundur debati dhe humb dhe mundësinë për ta pasur.

 

Sovraniteti nuk ngërthehet në kufi, por në përfidë. Në shekullin XX sovraniteti nënkuptonte kontrollin mbi tokën, sot në Evropë ne po vrapojmë si të marrë për të shtuar gjithmonë e më shumë para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat tona, qiejt tanë, nga një luftë e mundshme në të ardhmen. Por po harrojmë që në shekullin që jetojmë duhet që kjo të nënkuptojë dhe aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet ku qytetari formon opinionin e vet”, tha Rama.


Video