Protesta/ Nis marshimi i të rinjve drejt Ministrisë së Arsimit

29 October 2026, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta/ Nis marshimi i të rinjve drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, një ditë më parë, studentët njoftuan për zhvillimin e një tubimi para Parlamentit, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, por numri i të rinjve që iu bashkuan protestës ishte i ulët.

Sakaq, ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe këtë mëngjes ftesën për dialog me studentët, të cilët e kanë refuzuar.

Kujtojmë se protesta studentore është shoqëruar me përplasje, tensione, shoqërime në polici dhe të lënduar. Gjithashtu. protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit në universitete.


Video