Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon për herë të parë Rama

1 February 2026, 09:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Podkastin e tij ‘Flasim’ për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë.

Rama tha se kjo zhvendosje e një drejtorie vendore në qendër nuk është as e para dhe nuk do të jetë as e fundit.

Shefi i Ekzekutivit shtoi se shërbimet kadastrale sot merren online përmes platformës E-Albania dhe nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht pranë zyrave.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Edhe njëherë tjetër u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një shërbim primitiv me sportele dhe radhë në një model shërbimesh online. Përmes platformës E-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale nuk ka nevojë për paraqitje fizike në zyra. Të gjitha aplikohen dhe ndiqen online edhe nga Amerika. E gjithë kjo zhurmë lidhet me një mendësi që duhet përmbysur. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen”, tha mes të tjerash Rama.


Video