Delinda Disha shpall kandidaturën për kryebashkiake të Tepelenës!

23 October 2025, 12:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Delinda Disha shpall kandidaturën për kryebashkiake të
Delinda Disha

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, e cila ka shpërndarë një mesazh entuziast në rrjetet sociale, duke ndarë këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale me ndjekësit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.


Video