Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-së në Iran ...
4 Mars, 19:10Fokus

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 20 milionë e 900 mijë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ky fond shtesë, do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve përgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Gjatë vitit 2025, kostot e zgjedhjeve mund të rriten ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Në zgjedhjet e ardhshme është parashikuar që të realizohet procesi i votimit dhe numërimit elektronik në 3 qarqe të mëdha të vendit.
Po ashtu, pjesë e këtij procesi pritet që të jetë për herë të parë dhe administrimi i votës së emigrantëve, që do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri.