
Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 11:00, kanë votuar 11 906 anëtarë të Partisë Demokratike për rikonfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të partisë.
Në një komunikim për mediat, ajo tha u pyet edhe për numrin në total të anëtarëve të partisë me të drejtë vote, që deri pak më herët, selia blu është munduar ta mbajë të fshehtë.
“Deri në orën 11 kanë votuar 11906 votues. Sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të PD. Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike. Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë, tha Vokshi.
Pyetje: Zonja Vokshi, sa është numri total i anëtarëve të Partisë Demokratike të cilët ditën e sotme kanë të drejtë vote?
Albana Vokshi: Atëherë sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.